Tuesday, June 26, 2007

Balade per Sulen me brekushe- nga Kol Shkodrani



KERTHIZA
APO

JATAGANI
Kujdes! Qe ne themele te mos hyje balte Kaurri...
KAMBER II-te, Vargje Osmanike 

nga KOL SHKODRANI

1. Themeluesi

Duke pare zellin e madh me te cilin po rimekembet e tere historia, si dhe dalja e mjaft figurave te shuara e te harruara edhe ne po perpiqemi te sjellim nje ndihmese, ne mbeshtetje te studimit te letershkruesit Skender J..., botuar ne «K.J.» date 11.05.1994, mbi origjinen e Tiranes, rrenjet e saj historike qe u lidhkan me bollek dhe me fije te pazgjidheshme me trungun e perandorise osmane dhe asnje fije me Marin Barletin, jeteshkruesin e Gjergj Kastriotit, heroit te Shqiptareve, qe u vuri turqeve shtegun tek thana. E pra ky Barlet (Ah, te mos ishte prift!), e permend i pari, ne historine e letersine e shkruar te Shqiperise, emrin e Tiranes? Aferim e pac ymer te gjate Skender Efendi , se keshtu ti na e nderon vatanin. Per te mbeshtetur, qe te mos cahet kazani ne sy te botes, po te sjellim studimin tone mbi te paharruarin themelues, te ndriturin Sulejman Pashe Kurrkushi, qe me izen e vete Sulltan Salepit te 13, hodhi themelet e nje qyteti perandorak ne zemer te Europes, per inat te kaurrve te gjithe botes. 

2. Me kallam e me ferman
Deri ne castin qe marrim kallamin per te shkruar per vulehumburin Sulejman Pashe Kurrkushi, per Sulen pra, kurrkush nuk mori mundimin te hedhe nje bishtuk drite mbi kete rrepire te historise sone. Keto male (edhe kodra) e rriten Sulen me qumeshtin e zanave, me pas ai i mbeshtetur ne traditen popullore, shume sise kishte per te pire, por mbi te gjitha atij do ti pelqente sisa e turkeshes Aishe... Por te mos ngutemi, te tatpjetat e historise jane te mundimeshme, prandaj i duhet rene anes e pas anes. Termat e historiografise se kalur " Historine e ben populli." apo te sotmit, "Historine e bejne historianet", nuk i marrim ne konsiderate, po nisemi ne baze te parimit principial " Historine e kane here e do ta bejne Sulejmanet", Sulejmanet qe nxorren emrin e adashit te tyre nga greminat e historise dhe e vune, faqe me nder, ne nje shesh ne balle te Tiranes, (diku prane gropes se Hajdin Sejdise) e keshtu historianet vune ne vend nderin e vet dhe nje dite nentori me shi te vitit 93, shpetuan dhe te ziun Sulejman nga 300 vjet vetmi. 
3. Kerkime ne qorrsokak
Heroi yne Sulejmani ne figuracionin popullor njihet me shprehjen poetike "Mu tek pusi i Sulejmanit". Pra del sa ka patur prone te tij te trashegueshme, per te cilat sot i takon te marre leter me vlere. Por, as pse ja vune pusit emrin e tij, as hollesi te tjera biografike nuk dihen. As emri i babait, i nenes , as gjyshe, e sa per moter e vella nuk behet fjale. Mirepo pikerisht ne hapsiren qe quhej Tirane, diku prane Saukut gjendej dhe nje koder e vjeter qe quhej Kodra e Kopilit. Duhet menduar, duhet hulumtuar, se, a kishte fare lidhje Kodra e Kopilit me Pusin e Sulejmanit. Sepse Sules se shkrete duke mos ju gjetur kurrkush afer si sfond historik, i mbeti vec onomati pashe, dhe me kete emer ne kurriz ngjiti te perpjetat e historise plot lavdi. 
4. Hani me dy porta

Te dhenat e padhena thone se Sula para se te behej pashe, ishte nje zabit azgan, dy meter i gjate, e shkonte e vinte me araba pas atyre qe mernin takse e vergji per Sulltanin. Beri pune te ndershme, mblodhi lira e mezhida me bollek, mblodhi dhe djem per ti cuar ne Arabistan si jenicer te Sulltanit. Kush se degjoi Sulen shkoi ne dege te rrapit, kush e degjoi la kockat ne Jemen.
Zgjidh e merr!
Sulejmani beri perpara deri ne Oborr dhe nje dite u gdhi pasha. I vuri punet mbare, mblodhi ushtri te madhe ne Petrele dhe me force zboi tere fshataret nga Fush e Tiranes. Ngriti fushimin ushtarak dhe aty ku sot eshte shatrivani i Tiranes, vendosi shtatoren e vet. Dy fjale tha Sulejman Pasha para asqereve te vet:
1. Ketu do te ngre nje Han.
2. Ky Han do te hyje ne histori me emrin Hani i Sulejmanit.
Mori izen nga Sulltani i cili bashke me fermanin i coi dhe dhjete turkesha te embla, te cilat ishin cengijet me te bukura te perandorise, e qe Sula i sistemoi ne Hanin e vet me dy porta.

5. Sulejmani dhe divani

Gjate hulumtimeve ne arkivat e oborrit perandorak ku gjenden spiunimet e Taksirat Qelepirxhiut, del ne pah fakti se, e para femer qe u fut ne dhomen e posacme te Sules, ne mes se ciles ishte vendosur nje nargjyle dhe nje divan, ishte Aishe Hanemi, turkeshe e embel, kumbull fare, e cila pasi i terboi tere oficeret e gardes, u be shkak te thereshin me bajoneta dhe eunuket qe ruanin haremin e Sulltanit; ky i fundit megjithese me dhimbje, e hoqi qafe duke ja bere peshqesh sherbetorit besnik Sulejman Pashe Kurrkushit, qe po hidhte themelet e nje qyteti te ri perandorak ne perendim dhe kishte nevoje per femra pjellore. Keshtu e keqja apo e mira (kete historianet nuk e spjegojne) mbeti ne deren e Sulejmanit, i cili ra ne nje dashuri magjike pas tuleve te Aishese. U ndez, u pervelua, u shkretua. Historia boterore dhe vete arti klasik njohin ciftezime ideale, qe nuk ndahen as ne shtepi, as ne varr e as ne histori Qellimi i studimit eshte qe duke zbuluar vlerat e kesaj dashurie dramatike, te behet e mundur qe edhe emri i Aishese te perjetesohet ne historine e Shqiperise dhe qe nje rruge, qe del tek Sheshi i Sulejmanit, ti vihet dhe emri i saj. Keshtu qe, ashtu sic ishin bashke ne han e ne divan, te jene perjetesisht edhe ne memorien e banoreve te kryeqytetit te arnauteve. Nga ana tjeter do te behet e njohur ne rrethet intelektuale, brenda e jashte vendit, se ashtu si Eva e Adami u bene krijues te njeriut, Aishja e Sulejmani u bene krijues te nje kryeqyteti.Nga pikpamja estetike dhe emocionale krahas Eves e Adamit mitologjik, te Romeos e Zhuljetes romantike do te kemi dhe ciftezimin e ri Sulejman e Aishe shqiptaro-osmanike.

6. Lavdia dhe krevati

Ne fushe te historiografise dy ceshtje mbeten akoma pa u zgjidhur. E para, pse Sula e fsheh emrin e Aishese, mos valle per te mos ndare peshen per krijimin e nje qyteti, megjithese ajo e shkrete e ndjente pothuaj cdo nate peshen e tij sa i thyheshin kockat. Merre me, mend, kur kenga popullore e Zall Bastarit thote: "180 kile burre, nga mendja s' u poqe kurre". Ceshtja e dyte specifike eshte karakteri i Sules, si i trajtonte ai grate e haremit, ne menyre humane,( ketu ata te Albanian Human Rights bejne shume kujdes) d.m.th. nga cili parim nisej, nga ai socialist, mbani rradhe se ka per te gjithe, apo ai kapitalist, ujku i forte can gjithe kopene. Kurrfare konkluzioni historik nuk mund te definohet pa zgjidhur kete enigme te historise. 

7. Sula ne bronx - Aishja ne vargje

Keshtu sheshit emri ju vu e historia u rishkrua. Por ideja e nje skulptori te cmendur qe bustin e Sules derdhur ne bronx ta vinin ne mes te sheshit, u kundershtua rrepte nga zyrtaret. Jo, e madhe per zgjidhje kompozicionale,- Sula i derdhur ne bronx ne mes te sheshit, rri ne kanape e thith nargjylen me veshtrin te humbur diku... C 'jane keta heroj te pergjumur?! Keshtu ne menyre te vetvetishme u poq mendimi qe perpara tij duhet vendosur busti i Aishese ne nje vallezim cengijesh. Keshtu veshtrimi i Sules do te ishte i motivuar, i menduar... Ah moj Aishe, sa e bukur je, apo dicka tjeter.
U shkruan edhe vargjet qe do ti viheshin si diciture ciftezimit skulptural.
Sulejman o xhan, o Sulejman
Aishe me ferexhe, o Aishe
E shkrite jeten qe te dy ne divan, mor aman,
Tek mendonit e punonit per Atdhe.
Berthama e kesaj filosofie erotike, qe duke bere dashuri ne i sherbejme Atdheut, u duk si nje zgjidhje racionale dhe per kete ra dakort dhe presidenca. 

8. Kerthiza dhe politika

Ne kete konkluzion arriti ekipi i larte studimor ku perfshiheshin historiane, funksionare, poete dhe bashkfshatare te Sules, te cilet sugjeruan qe Aishja te realizohej lakuriq nga kerthiza e siper per te qene shprehese e epokes bashkohore qe po tejkalojme.. Por, kerthiza e Aishese, ashtu sic u be objekt sherri ne haremin e sulltanit, shume shpejt u be si leshte e Arianes, molle sherri e dardhe grindjesh ne opinionin publik, qe shkalle shkalle do te perhapej si epidemi e Kerthizes (shtypi thote e Krizes). Grindje ne rruge, ne shtepite, ne shkollat, ne ndermarrjet qe s'punojne, ne zyra politikanesh qe merren ne llogje, ne zyra financieresh te korruptur, nenpunes qe marrin rushfet, ne kokat boshe te diplomateve, apo te deputeteve qe ju shkon goja leng neper seanca parlamentare kur kujtojne kerthizen e embel te turkeshes. E ka qare ne vargje edhe Driteroi turkeshen... Pozita e Opozita jane ne nje nga betejat me te ashpra, dhe ne qofte se per probleme sociale a komunale mund te bien dakort, kur vjen puna tek kerthiza nuk leshojne pe, ngulin kembe si mushka, madje duke kercenuar me zgjedhje te reja. Njera pale, qe Aishja te jete lakuriq nga kerthiza e lart, tjetra, qe te jete lakuriq nga kerthiza e poshte. Nderkohe Sulejman Pash Kurrkushi nuk eshte dakort me asnjeren pale. Ai e do Aishene, si nga i kerthiza e lart ashtu nga kerthiza e poshte, krejt te cveshur. Eshte shume modern ne kete ane Sula. Seksi eshte bota? Por kush ja var teneqene atij. Ja mbyllen gojen shume shpejt duke i kujtuar se i dhane me teper se i takon, madje ne kundershtim me ligjin per moskthimin e tokave...e ku, ne mes te Tiranes. Prandaj pa c'pa Sula i shkrete, ngrysi vetullat e ra ne mendime duke thithur nargjylen e tij. Nderkohe mendonte: Te mos ish kerthiza e embel a Aishese edhe emri im do te ishte shkuar e harruar!... Per kete u bind me teper kur degjoi ca te rinj qe lane takim tek lokali i ri "Dea" por i thane njeri tjetrit "Takohemi tek Kerthiza e Aishes". 

9. Lavdi me panik nen sqetull
Keshtu, ndersa Sulejman Pash Kurrkushit po i kthenin krahet, pemdryshe, sic thane gazetat, lavdia e Aishes ngjitet lart e me lart duke zene faqet e para te gazetave me seks e pa seks qe kane pushtuar sot Sheshin e Sulejmanit. Madje ne nje mbledhje te redaksise se gazetes "Eros", botuesi i kishte thene me ze te larte kryeredaktorit: "Fotografine lakuriq ne faqen ne faqen e pare me titull, "Aishe, seks -bombe!".
Te gjitha keto copeza biografike te Aishese na pelqejne ne burrave (pula e tjetrit) , mirepo ca lajme te fundit ne Uren e Lanes po na trondisin. Nje tubim grash e vajzash, qe perfundoi ne nje greve urie doli me kerkesen "E duam Sulen te cveshur", "Duam seks si gjithe Europa", e vuri opinionin gazetaresk ne dileme, ndersa Sulejman Pashe Kurrkushit i futi tmerr e frike, sepse ec e mos u zhvish kur te urdherojne grate. Dridhet Sula i shkrete e u thote historianeve "C'me bete! C'me bete! E cfare me duhet mua lavdia bythjashte ne sy te botes?" Aq me keq kur ne nje buzembremje degjoi dy veta, veterane te luftrave mesa dukej, qe i thonin njeri-tjetrit: "Kjo ndodh ku historia shkruhet me b...", ndersa akoma me tej nje burre qe po hante akullore evropiane, ja ktheu te dyve: "Mos me cani... Sulen!". Cfare donte te thonte ai me ate fjale? Ndersa ne mes te bulevardit dy gra po flisin per nje te trete, qe nxitonte e pispillosur: "Shkon me i ba fresk Aishese!" 

10. Enigma e madhe

Ceshtjet "Kush ja vuri?", "Si ja vune?" e "Pse ja vune?", mendojme se jane te kapercyera e nuk perbejne me interes historik. Perpara historianeve te vjeter e te rinj, -kopetente e ipotente, mbeten te shqyrtohen dy ceshtje, e para, Aishet apo Sulat e bejne historine (Kerthiza apo Jatagani?) dhe e dyta, dhe ketu ka shume dilema historike, a eshte Kerthiza e Aishese Qendra e Botes?! Ziejne debatet, shkruajne gazetat, grinden deputetet, por kurkush nuk merr mundimin te pyes te zotin e punes, Sulen e shkrete, qe rri si qyqar i menduar tek sheshi, prane Gropes se Ajdinit, thith nargjylen me veshtrimin thelle ne kerthize! Por nje ze i brendshem vigjelues i thote "Sule, shterngo ushkuret! Lavdia eshte Side!".
Parashtresa eshte vetem nje pjese e biografise se Sulejman Pash Kurrkushit, sepse bemat e Sules jane aq te medha e aq te ndrituara, sa duhen dhe kapituj te tjere, te cilat autori nuk do ti lere te humbasin neper skerkat e rrepirat e historise, por here me bishtuk e here me qiri, do ti ndrise, do t'i pershkruaj, e do t'i nxjerr ne drite te diellit, faqe me nder gjithe botes. 

Nga libri ironik "Rapsodi ushtore", Athine 1995
Ribotohet pas 12 vjeteve.

Thursday, June 7, 2007

Qytet i moralshëm dhe Pela e kuqe me huqe /nga Kol Shkodrani


KOL SHKODRANI 
qytet
i moralshëm
_______________
Ky qytet është i moralshëm 7 ditët e javës
të hënë, të martë, të mërrkurrë, të ejte, të premte dhe
uikend, të gjithë me brakesha deri në fund të këmbëve
kërcijtë femrave kurrkush nuk ua sheh

por kur nata bie e morali përgjumët
bashkë me njerëzit, ku koka këmbët
për gratë e njeritjetrit burrat përgjunjën
e në jataket e botës endrrat u gjëndën

ky qytet e ka moralin mbi Himalajën e kërthizës
moralistët këtë qytet e mbajnë si model
të hënë, të martë, të mërrkurrë, të ejte, të premte dhe
uikend, pa brekë në rrugë kurrkush nuk del.

ky qytet nuk ka kurva, as kurvarë, as zuzare per te treguar
me gisht - edhe gratë mburren shumë për këtë qytet
ku kane rininë, pleqërinë, burrat... dhe fëmijët
që kanë ADN-en e fqinjëve të vet.

...ky qytet i moralshëm, pa brekë... ky qytet!

2007


PELA ME HUQE....

Na ish një herë një pelë me huqe
trupin e kish të shkurtë e Vrimën të kuqe
fantazonte për dashuri të mëdha
shihte ëndrra epshore në grazhd
e kur kalëbardhi e përkëdhelte ngadalë
shfrynte pela me huqe me vrimë të kuqe
hazdisur lëshonte hingëllimë
"mu hiq sysh Rosinant gërdallë
nuk bëj seks me një kalë
ëndërroj kaun brikaltër unë
se Vrimen e kam vullkan që nxjerr llavë
e djeg dhe e përvëlon të mjerin kalë"
nuk e dinte pela me huqe me Vrimë të kuqe
se njeriu e tredh ka zinë
e kau tredhur nuk është për atë punë
veç për kular e ugarë e pak gjumë...
...na ish një herë një pelë
një pele me huqe me Vrimë të kuqe
që e shkoi jetën ëndrra duke parë
për një ka të tredhur në ugar.
© Kol Shkodrani 2007

Saturday, May 12, 2007

Lesbikja e Shaban Llapit - nga Kol Shkodrani

LESBIKJA E SHABAN LLAPIT

Rrefim nga
KOL SHKODRANI
Kisha vite pa e parë Shaban Llapin. E kam kushuri por edhe shok fëmijërie. Edhe rininë bashkë e kemi kalur sepse kemi qënë moshatar e jemi gjëndur në të njëtën shkollë. Duke qënë se ishim të dy të zbritun në kryqytet, bëmë ujdi për të qënë afër njëri-tjetrit për çdo hall e nevojë.
Mirëpo kushua im me iku ne Gjermani e ma la shtëpinë nën kujdes. Kishte shkuar këtu e dhjet vjet i përhumbur pas pares së thatë. Nuk u bë i gjallë veç ndonjë telefonate të nxituar. S'u kthye një herë në shtëpi të vet që është ngjit me shtëpinë time. Më dukej ajo shtëpi si fole kukuvajkash. Dhjetë vjet pa zjarr në vatër. Bash këto ditë janari me borë, ra zilja e derës e meqë u gjënda në shtëpi vetëm, dola në prag të shoh mos ishte gruaja me fëmijët që kishin shkuar në tregtore. Çfarë të shoh?! Shaban Llapi, trupgjatë e i sertë, besa edhe i zbardhuem sikur ti kish ra në kokë bora e Sharrit.
U përqafuam e u përlotëm me shishe rakije perpara. Kur biseda u ndez fort për problemet që na kanë pllakosë si komb shqiptar, më kthehet e më thotë ;
- Po ti ke harrue kompiuterin hapur, lum Lumbardhi.
- Ke të drejtë ja ktheva.- Ja po e shkimi.
- Jo, more- ma ktheu e u ul me sy të shqyer para ekranit. - A po shkruake poezi, a?
- Jo, por....- ju gjegja.
- Si por. Kjo poezia "Kapaku i librit" për çka flet?
U mblodha si urith nën dhe e nuk po dija si me i spjegue se po shikoja një veb-sajt interneti, kur ai u hodh perpjetë sikur ta kishte pickuar miza në vend të keq.
- Ç'pate ?-e pyeta.
- Si ç'pata mor Lumëbardh, more lumëzi...Po me piçka merresh, more faqja e zezë. Po gruaja jote, zonja Drinush a ti di këto piçka e tua , more kusho?
-Nuk i di - i thashë.Çfarë ti thosha.
U ngrit në këmbë e bëri të dilte.
- Jazëk!Më fëlliqe fisin me këto piçkat e internetit.
- Dale e qetësova. Nuk e kam shkruar unë.
- Po kush bre se po më pelcet xhani, se ma shthurën kushon, more zagararicat e internetit.
I tregova me durim se si e qysh e kisha gjetur poezinë "Kapaku i librit", i tregova për konkursin letrar që ishte mbyll në fund të dhjetorit e çmimet që do të ndaheshin në fillim të shkurtit. Shtova se për atë poezi kisha vrejtje serioze sepse kishte banalitete. Pastaj më të mirë, duke i mbush gotën e rakisë, i thashë se do të jetë ndonjë horr Prishtine që e ka shkruar.
Shaban Llapit nuk ju mbush mendja, por u ul ta lexonte sërisht poezinë "Kapaku i librit". Si e lexoi dy a tri herë, u kthye nga unë e më tha, se kapaku nuk ishte kurrgjë tjetër veç të mbathunave të grave.
- Breçkat - u nguta ti them unë.
- Ashtu duken- tha me ton mosbesues Shaba, dhe shtoi: -Me çka nuhas unë si ujk i vjetër, autori është femër e ja thashka mirë seksit.
- Luaj vendit, bre Shabë, se po të kthehen unë tashti. E ku e di ti?
- Intuita si mashkull gjermanije me pasaporte dojçi nuk më gabon. Madje lum miku kjo e paska tullë, e ajo tjetra si drizë.
Po rrija e shihja si tuaf, se çfarë ishin këta tulla e këto driza kurrqysh pa ditur se ku donte të dilte kushua, i cili nisi ti recitonte vargjet një e nga një...sa thashë e humbi pusullën edhe ky si unë.
- E gjeta-, tha pastaj triumfator.
- Çfarë gjete, mor Shaban Llapi?
Shaba më pa në dritë të syrit sikur donte të blente mendimin, dija apo bëja sikur nuk e dija çfarë kishte zbuluar ai. E kur e pa se isha i hallakatun si duhëm dëbore, i dha karar të më spjegojë.
- Kjo more lum miku është femër. Femër që i këndon një femre tjetër. E ja këndon me sekse e me një ndjesie thuaj mashkullore. Shiko si ja prek me gishtrinj barkun. E ledhaton. I thotë unë jam brënda drizës tënde si lesh arapi si ti brënda tullës sime. Kjo ështe Lesbike. E mos u merr shumë me të, se kjo me fjalë ta rren mendjen, por shpirtin e ka me femna.
Nuk dija çfarë ti thoja kushos tim, që kishte parë botë me sy e dinte më shumë se sa unë që nuk kisha dalë kurrë jashtë shtetit veç deri në Kukës e Tetovë, e prej krevatit bashkshortor kurrë e kurrës .
E çfarë të bën bota e kulturuar , thashë me vehte i zhgrëhur fare, sa të ditur të bën dalja jashtë, ja shiko kushon Shaban Llapi çfarë intuite ka. Mua të mbyllurit kurrë nuk do të ma priste mendja kaq hollë se autor poezie do të ishte një femër që e sheh vehten lakuriq perpara një femre tjetër. Ah moj Gjermani si na i përparove djemt e këtij vendi të humbur - thashë me vehte.
- Shiko,- m’u kthye sërisht Shaba, tashmë duke u ndjerë i sigurt në përvojen e vet gjermane. Kjo është si është po ka edhe më keq...ka qe e bëjnë edhe me qentë. Heqin kapakun e librit dhe ua lëpin qeni... E çfarë nuk bëjnë gjermankat...
Duke dashur që të jem edhe unë në bisedë, se nuk doja ta lija veten të dukesha shushko para kushos që kishte bredh botën, ja ktheva:
- Me qentë e çarshisë, pazarit, desha me thanë.Për ata më flet?!
- Jo more por me qenin e shtëpisë, se mund të ketë shtëpi pa burrë por jo pa qen lum kushua.
- Në Gjermani? Po edhe matanë Atllantikut kështu, se kam merakun e vëllait të gruas që ka shkuar atje?
- Në Amerikë, mo?- ma ktheu menjëherë Shaba.
- Kush e di, ndoshta dhe atje...-thashe dyshues.
- O Lumebardh Llapi- ma preu fjalën, - U plake e dorë nuk hoqe sa tu bë dhe varri karroqe....... E di atë këngën. Kështu dhe me amerikankat. Atje luan bananja e zezë or mik, tha duke picërruar sytë me djallëzi.
Nga që nuk po kuptoja çfarë po më thoshte , mbylla kompiuterin e ja ktheva paq:
- Neve nuk na ka sjellë KFOR-i banane të zeza...
- Ka sjellë, more kusho vëllai, ka sjellë. Por ti si naiv i padalë që je, nuk di ti japësh dum kësaj pune. Dil në dritare! - më tha.
Dola në dritare. Në rrugën përballë lokalit "Zogu i Zi i Dardanisë" shoh një makinë të KFOR-it të ndalur. Pijnë votkë, thashë me vete
-Prit ne dritare deri sa të dalin të zotët e xhipsit, - më tha.
Prita pak, kur ja u duken katër vetë me uniforma ushtarake.
- Dolën,-i thashë serbez Shabës, i cili mu afrua me nxitim.
- Nuk i sheh, -me tha.
- Po ç'të shoh, more Shabë, se më plase.
- Ushtarët amerikanë nuk i sheh. Çfarë ngjyre kanë?
- Të zinjë janë,- ja ktheva. Pastaj shtova- për racizëm mi thua, o kusho? Po nuk ke faj se ke jetuar 10 vjet në Gjermani ku mbase ka edhe nostalgjikë për nazizmin, se ti e di se edhe i biri i Dajanës së Anglisë u vesh me kostum fashist në festë shkollore.
-Oh more Lumëbardh, sa naiv që je, - ma ktheu Shaban Llapi.- Nuk është fjala për racizëm e as për nazizëm, po është fjala për banane.
- E ç'hyn bananja këtu?- ja ktheva i shpupurishur si këndezi në pleh.
- Nuk hyn këtu po hyn atje në Amerikë. Po edhe këtu nga pak.
- Bananja e zezë ?!
- Po more po…Apo nuk kanënjë banane ata që i mbledh si kunj mullari tërë bjondet e Amerikës.
Desha të flas po ç'të thosha.Ti thosha se këta afroamerikanët qënkan si kulmaket e zhugës që banoret e Ulqinini i përdorin për të varur vargun e qepëve të kuqe, që sa herë i shoh në tra më fanepsen si amerikanka bjonde dhe më bëhet se dëgjoj zërin e Hazir Jevgut të Qarshisë " Mos i merrni gratë bjonde se ato janë vagabonde"... Ja ç'do të thotë të dalësh jashtë, thashë me vehte, merr vesh edhe nga lesbiket, edhe nga bananet e zeza por edhe nga amerikankat. Ec mos dil jashtë shtetit po deshe, ngele qyq tërë jetën.

19 janar 2005

Seks elektronik / nga Kol Shkodrani

KOL SHKODRANI
AVENTURA EROTIKE E GISHTO PËRRALLES

Letër të dashurës

Hej ti baby girl. I love You.
 
Jam une, ai i perbrendeshmi. Ai i vogli Gishtua. Jemi takuar nje here te Muzeu i Pushkinit ne Petrograd kur lexuam ato fjalet e poetit shkruar nje miku pasi beri dashuri me Ana Kernin( O Zot sot e .... Ana Kernin), e me the disi e pizmosur se te kisha cuar tek ajo relike e poetit : "Une nuk jam Ana Kerni.". Eshte e natyrshme qe ti nuk ishe se, ehee, ketu e njeqint e pesedhjet vjet, asaj bukuroshes se Peterburgut i jane bere kockat pluhur, po c' thua kesaj mendjes sime, qe ty te perftyron si ajo, kjo ndoshta per faktin se per ate Ana Kernin, m'a ka bere gjithmone zemra trrak.
Tani dua te te njoftoj se une shpetova nga sikletet qe kalova kohet e fundit e do te mund te te kushtoj me shume vemendje pas atij termeti qe pesova nga ndarja me vetvehten. Tani, ne ke durim, une do te spjegoj nje per nje se cfare ngjau e si u katranosen punet brenda vetvehtes. Ai Trapi, ai profesori qe ma heq vehten se di shume e shume gjara, me vuri nje shtupe ne goje e une nuk arrita te thosha ty ne Internet, ne nje bisede te mepareshme, te gjitha ato qe doja, qe gelonin ne trupin tim te vogel
( se zemren e shpirtin ma ka marr ai tjetri- me ka operuar, me tha, pergjithmone). Me tha gjithashtu per vehten se une, Profesor Trapi, jam shpirti, idealja, ndersa ti Gishto Perralla (e kishte fjalen tashme per mua), je kurrgje me shume se materia brutale qe kerkon natyre mundesisht te eger e te pazhvilluar, gjithashtu jashte teknologjive marramendese te kohe.
Kemi pikpamje te ndryshme qe po na e shkatrrojne njesine administrative per te na kaluar ne dyzimin qe e pesoi edhe nje gjeni si Majakovski, poeti i mjere qe ja hoqi vehtes se tjera kishte ne shpirt e te tjera detyrohej te kendonte prej diktatures. Mirepo tash nuk eshte koha as e Pushkinit e as e Majakovskit. Jetojme ne nje bote te lire. Absolutisht te lire. Mua me pelqen te ha nje molle, ai me thote, lere, eshte e bukur e mos e prek. Ketu eshte thelbi i tere filozofise se tij. Shpirti platonik, thote eshte burimi i te gjitha arteve te bukura te botes.Me shkoi jeta duke u grricur me ate njeri.Une shoh ndonje vajze te bukur, lere me thote ai, largohu e sodite nga larg kete krijese, kreatyre te Zotit se brenda saj shpesh ben fole edhe djalli.
- Po zoti per ate pune e ka bere,- i them une.
- Brrutal -me ofendon ai,- ke gusto fshatari. Je mesuar te mjelesh gjijte e lopes e kete pune do te besh me femrat moderne si zeme si Lisa Presli. Keto qe ke ti ne gjak Gishto, - me thote duke me sqaruar,- jane instikte qe i ka spjeguar me kohe Frojdi.
- Ku rri me shtepi ky Frojdi- i them, - se ne qofte ne New Ingland, do t'ja gjej vrimen ku eshte fshehur. Do te shkoj ti hedh nje katruve me uje qe ti vine mendet, ne ate koke qe nuk paska mend fare.
- Nuk merr vesh ti nga psikologjia - me thote profesori i ditur.
E keshtu zihemi. Po te zene.... si nusja me vjehrren e krushka me mushken. Mbreme, sic te kam informuar ne nje mesazh te shpejte elektronik, ndodhi hataja. Mire qe nuk erdhi policia se do te ishim bere qepaze. As une e as ai, nuk po i leshojme me asnje kut njeri-tjetrit. More as nje inc fare te vogel , sic i thone keta amerikanet njesise matese, se keta, moj shpirti im i vogel, i kane masat krejt ndryshe qe ta bejne mendjen corap. Njerzit qe ishin rreth e qark shtepise degjonin grindjet tona e thonin: "Ky zihet me vetvehten. Keq e ka. Ka per te dallgedisur shpejt, e po beri ndonje te pabere lajmeroni menjehere 911-ten".
Mirepo nuk ishte ashtu. Ai nuk zihej me vetvehten por me mua. Ai vehten e ka sikterrisur me kohe e me vakt ne art. Katran art, thuaj, qe nuk nxerr nje para te thate te paguash billat. Nuk eshte fjala per Bill Klintonin por per faturat e drites, gazit, telefonave, ujit e... plot Bill Billa te tjere.
Une e dua vehten ne jete. Ai ne teknologji e ne etike mondane. Mjerane, thuaj. Nuk puqemi e mori fund. E kur nuk shkojne mire, ne nje rreth te ngushte siç jemi une e ai, duhet qe pa tjetër te vije ndarje. Fjale qe thua lehte, po hajde beje kete ndarje. A ndahet shpirti nga trupi? As me spate e as me ligj nuk behet ajo pune. I ndan vetëm zoti. Por kur i ndan Zoti, i ndan e i cben fare. I kthen prap aty ku ishin.Pune balte.
Dje mbrema me lidhi pas karrikes. Bej te iku une. Ju luta.Hic ai. Aty ngulur te dy si dy qullashe.
- Te dalim more- i thashe. -Njeriu ka nevoje per ajr.
- Ja ku jane kondicioneret - ma preu si spata e mikut tim Sotir nga Dardha e Korces.- Freskohu. Jemi ne epoken e teknologjise.
Mirepo una ja ktheva me inat se nuk me rrihet:
- Po ne nuk hame hekura por mish. Ke pare njeri qe naten e martese te fuse ne krevat nje nuse prej lecke?
- Jo -me thote.- por ka dhe ashtu..
-Si ashtu e keshtu?- pyes duke vertitut gishtat e mija te vogla per ti treguar nje gje qe bejne meshkujt e femrat kur i ka zene vapa.
- Ti je teveqel e prapa bote, o Gishto!
- Mire profesor, e pranoj se jam prapa, pa me thuaj ç'behet përpara. Pra, si është ajo puna e asaj....
- Seks elektronik- u ngut e me tha.
U hodha nga karrika e rashe perdhe. Gishto jam e fale zotit nuk u vrava shume.
- Po une nuk e kam prej elektronike por prej verteti,- i thashe i terbuar , duke vene doren ne mes te kembeve se mos me kishte bere ndonje sherr teknologjik ky rrufian profesori. Per fat isha ne rregull. Atehere, duke pare injorancen time, profesori me durim me spjegoi se, kishte nje dyqan seks shop ne qytetin Dedham qe i kishte te gjitha brenda. Si e do ti ose ajo, ic ap tu ju,- me tha qe une e mora vesh qe ishte fjala varet prej meshkujve a femrave se si e sa e duan, te madh apo te vogel, me ngjyra apo bardhe e zi
- E do te vogël paguan me pak,- vazhdoi profesori.- e do te madh paguan me shume.
- Po mire - i thashe,- meqe njerzit i shikojne keto kursimet, nuk ka ndonje artikull atje ne qytetin e Dellit qe ta blesh per te vogel e ngadale te behet i madh.
- Ah jo - me tha.- Kjo nuk behet. Ti dashke ti vesh flaken bisnesit. Te futesh Ameriken ne krize.
- Dale more i thashe, - nuk jam une nga ate te Bin Ladenit qe i ka floket e mjekrren si kacurrel seksi, e mos me fute mua ne politike more vesh. Une Ameriken e dua se ketu kam rrojtjen. E dua edhe Bush llapatushin, e kam xhan, e ndoshta per ate do te votoj prap, por s'ta kam llafin per krize por per kerthize.
- Atehere shpenxo me teper - me tha - dhe perseriti - ic ap tu ju.
- Nuk te fola per cjeprit, re, te fola per njerzit.-Pra- i thashe - ky qe the ishte pazari per hallatet e burrave, po per plackat e grave si i behet puna?
- Ka edhe nga ato -me tha - me bollek. No problem.
- Pika -thashe une.- Si me bollek? Mos kane prure femra prej Europi?
- Jo - tha - ato jane te shtrejta, por eshte prodhimi vendas me i lire dhe i sigurt.
- Si i sigurte?!
- Domethene nuk shqyhet shpejt. Nuk cahen gjate perdorimit.
- O ty tu shqyfte koka, tu shqyfte!- i thashe i zemeruar.
Nuk kisha degjuar ndonjehere se duke bere seks ndonje femer, te qe care a shqyer tej e pertej. Pse cfare jane ato nje copez thes?! Kur behen operacione cezariane, prej hallit doktoret, sic ja shqeu Mark Bruti Qezarit mikut te vet barkun me thike, ashtu dhe u hapin barkun femrave qe te dale femija e te mos vdesa pa lindur. E per kete kishte marre emrin e fatkeqit Qezar.Po kjo qe po me thoshte, kjo ishte jasht llogjike. Se fundja, kush kishte ndermend ti fuste te dashures se tij poshte barkut ndonje thike a nje shpate kur bente seks. Po mendoja se mos ky Profesor Trapi kish nisur te luante nga fiqiri.Cfare nuk ngjet. Edhe cmendet i varferi njeri ne dhè te huaji.
Une me goje hapur si krap Shkodre ne zall, ndersa Profesor trapi duke vazhduar spjegimet me me durim vazhdonim dialogun tone:
- Ne fakt ato japonezet jane me te vogla e praktike ne perdorim.
- Edhe mua me pelqejne - u nguta te hyja serisht ne muhabet sepse edhe mua sikur me pelqenin japonezet, megjithese po te flasim ne te drejt te zotit, nuk i kisha provuar. Mirepo cfare nuk sjelle nesermja ne kete bote. Njeriu rron me shprese...
- Kemi furnizim edhe nga Kina, - vazhdoi profesori plot entusiazem. Por vura qe pastaj ju pre disi zeri kur zbriti nga Japonia ne Kine.Ato koreanet nuk i zuri ne goje fare.
- Kinezet - vazhdoi ai,- jene me te lira dhe kane shitje.
Me ra damllaja, c prralliste ky? Po ku te linte Kina te eksportoje femra jashte shtetit, dhe ku. Ti coje femra imperializmit amerikan, tigrit prej letre, sic thoshe kryetari Mao, ishter baraz me tradheti kombetare. E kush, shoqet gardiste te kuqe te dacibaove te shaloheshin nga amerikanet. Shkova tek cezma dhe dhe futa koken ne uje. Isha si nje damllarene.Me peshqir ne koke u ktheva prap duke menduar se biseda qe ndrruar tashme e ajo teme qe harruar. Sapo u ula , profesori "krrek", nisi te fliste si bilbil, e sikur ushtronte oratorine ne Boston Universiti:
- Me pare nuk sillnin, por tani kinezet te lusin se duan dollare
- E keshtu- shpotita une, - shyqyr zotit i kemi dyqanet plot me mall badiava.A kane garanci?
- Kane!
-Domethene mund ti perdoresh e ti kthesh prap.
- Po brenda nje muaji je ne rregull.
- Gut for ju - i thashe. Por kjo qenka nje treg me interes edhe per shqiptaret ,- thashe -se vijne pa para, jane te varfer . Pra kane te drejte ti mbajne ne shtepi nje muaj e t'i kthejne prap e te marrin paret, sic bejne me televizorat.
- Shurr -tha ai , e une ngeca se nuk po e kuptoje po me fliste shqip apo anglisht.
Nuk po i bija kurrkund ne sinor te idese se tij.Mirepo dhe mua nuk me rrinte rehat goja e ja mora avazit te tij:
- Po sikur te mbeten me barre, si i behet - i fola une me ze te larte.
Profesor levizi nga kolltuku prej lekure te zeze.Me mesa duket tere cipsat e truve te tij bene lidhje te shkurter.Ishte nje atak kaq i forte sa vetem u kthye nga une me pa me habi si te ishte nje tutkun cmendije. I ishin ngritur ato pak leshra te kokes perpjete.
- Mire - i thashe ne vazhdim,- ai rregulli i shitjes nje soj eshte?
- Njesoj -me tha prere e vazhdoi me seriozitet - Te njejtat kritere ndiqen edhe meshkujt edhe per femrat.Te voglat shiten me lire dhe te medhat me shtrejte.
O po e paska marre lumi Ameriken thashe. Si eshte e mundur qe te voglat qe jane me te mira e te njoma, e pas te cilave vertiten te burrat zullumqare te botes te shiten me lire. Pastaj, kush eshte ai kerric gomari qe vete te paguaj sa frengu pule nje femer si pele. Kete as ta besonte njeri ne kete bote, ne boten tjeter kushedi , se ndoshta djajt paguajne se duan me shume mish per te pjekur ne ferr.
- E, pune cipsash - me tha.
- Cfare jane cipsat?
- Te perbrendeshmet.-ma ktheu.
Duke menduar se te perbrendshmet e atyre qe u shitkam me bollek jane te linjtat e grave, nuk u durova e i thashe:
- Epo mire de, te pakten i shesin me breke se ashtu pa brekefare nuk ben ti lene se qeshin njerezia.

- Cfare thua more tutkun - mu versul Profesor Trapi. -Cfare brekesh mor mullixhi fshati.Se mos na thua i veshin me thes mielli.
- Pse thua ashtu-i thashe - Pse me ofendon. Nuk e di ti se shqiptaret dikur me thaset e sheqerit qe vinte nga Kuba benin mbathje per gra e per burra.Nuk ke pare ti Med in Kuba ne prapanice te kalamajve te fshatit kur laheshin ne kanalet vaditse.Nuk e di ti se se babai i nje femije me Meid in Kuba sne te prapme, e pagoi me dy vjet burg per kete pune, e kur mbaroi burgun, meqe u prishem me Fidelin, e e reabilituan e e vune brigadier te komandonte fshatin. Ja pra e tere kjo histori per nje thes brekesh.
- Mos u lodh se i mbeshtjellin me qese plastike.
- U plaskan vape te shkretat, u qava hallet atyre vajzave nga Kina e Japonia.
Mirepo nje fytyre me shkonte e nje fytyre me vinte. Profesori me thoshte gjera te cuditeshme qe nendja ime e praktikes nuk i kuptonte. Ishte teknologji e sofistikuar qe ne shqip u perktheka e ngatrruar se mua plot ngatrresa me solli.
C'me ka gjetur mua s'ka gjetur njeri. Pa le kur ngulemi ne televizor. Shih ai kenaqu. Shih une mos u kenaq. Me se te kenaqem ,me perralla ne beze.
- Shiko kete Sara Bulldokun -me thote -sa e mire qe eshte. E pelqej shume, eshte speshell.
Une u ngrita per te pare se mos po lehte ndonje qen bulldog perjashta. Por kurrgje s'pipetinte ne oborrin e perparme. Edhe te prapmin gjithashtu . Ndenja ca kohe perjashta e mendoja hallet qe e kane zene njeriun e krisur ne dhè te huaj. Pash nje yll qe pikonte e atje, ne ate cast, mu duke se po vinte ne krahe e mi Borebardha ime. Nuk po te quaj Ana Kerni se te hypen inati edhe ty si ketij profesorit tim, qe me pret per te me qullosur trute. Ah thashe te isha tani te Borebardha ime ne Shqiperi. Aty ne Tiranen tone te bukur qe e ka bere cigane laramane per ta pire ne kupe ai Edi Rama. Si u freskova disi edhe te dergova nje puthje qiellore, pash c'pashe e hyra brenda ku me priste ai profesor Kishoti im qe ne vend te mullinjeve te eres kishte si arme teknologjine e sofistikuar. Hyra brenda e i thashe te mos merakosej se nuk kishte perjashta kembe qeni. Ai ose nuk ma vuri veshin, ose nga qe ishte i perqendruar pas ekranit, i kishte marr tjeter per tjeter fjalet e mia.
Si kaloi ca kohe e si mendoi se i kapercyem keqkuptimet, ai me cyti:
- Te pelqen kjo Julia Roberts.
- Kjo hundperpjeta thua.
- Po - tha- ka ndruar nja pese burra. Ndersa e ajo Xheniferr Lopez qe ka perballe eshte ne rradhe per te tretin. Eshte mpleksur me Benin.
- Mos eshte shqiptar nga Tirana?
- Cfare thua mor njeri i paditur - me tha.- E kush ta marr ben Tirane, Xhenifer Lopes?
- Pse cfare kane Benat e Tiranes? Te gjitha i kane. Te kompletum nga te gjitha anet. Te gjitha natyral.Ka Bena qe te luajne tepelekun e kokes, ne dac per bukuri, ne dac per artiste, ne dac per tregti, per sport ne dac edhe per kallash...
- Harroje ate kengen e kallashit, pa me thuaj pse nuk te pelqen Julia Roberts, se ka ndrrua burrat?
- Jo- i thashe - nuk me ha meraku se sa burrave i ka hipur siper Julia. Ne zverk - shtova pastaj se mos me keqkuptonte
- Po atehere- tha ai duke ndrruar kanalin televiziv satelitor, - e sheh kete personin ketu ?
- Kete me syze qe rri si rri grremc fiku e sheh shtrember si ata pleqt e Krujes maje shkembit? Qenka plak zevzek e antipatik- i thashe pa e zgjatur..
- Cfare thua mo - ma ktheu profesor Trapi. - Antipatik ky, antipatik Larry Kingu qendrruar 17 gra.
- Shiko i thashe- me durim te humbur. - Ky mbiemrin e ka mbret por ky qenka dem. Pse nuk ja vene mbiemrin Demi se i shkon bukur.- dhe vazhdova- Po per hamshor e mbajne mor profesor. Si ate kryeministri tone qe ndrroi gruan e mori nje te re, Xhoin qe e le pas bishtit kete Xhulia Robersin tend .Ke pare ti se qe atehere, kryeministrit i erdhi shansi ne dere e u be popullor si Papanderu me Dhimitren ne Athine.
Te gjithe kryeministrat e botes jane si kurvat , mendoj une Gishtua, vec me nje ndryshin, ndrrojne grate se gjoja burra jane vete, po kallami gjithmone luan tjeterkund.
-Ti me keto fjale, Gishto Perralla- me tha profesori i inatosur- do te kalbesh ne burg. Atje ne Sing-Sing. Tmerri i burgjeve.
- E pse?!Cjane keto burgje. Diktature do te besh ti qe mo me flet si ai Makarti i makartizmit.
- Po ja, the fjale re renda per ate punen e kryeministrave e te kallamit. Po te te mblidhen kryeministrat e te te hedhin ne gjyq, sic hodhi Meksi Abdi Baleten, ti do ta kesh pisk.
- Po pse, cfare thashe une. Jetojme ne nje bote te lire dhe gjitheseicili e luan kallamin sipas qejfit te vet. Kete do te them, le te me cojne po deshen edhe ne Hage te ajo mo si quhet, Karla Ponte qe rrasi ne qeli ate alamet djali si komandant te UCK- se Fatmir Limaj.Edhe Dautin po ashtu. Tani do tu them se gjykatat e kane njohur lirine e kallamit. Madje nuk e di ti se ne Nju Ingland, prifterijt me kallam kane bere hatane. C'ne une. Une as kallamin tim s'po mundem ta luaj se me ke bllokuar brenda e nuk shoh femer me sy, jo me te shkoj e te ruaj, se kush ja fut e nxjerr kallamin grave te kryeministrave.
Ej, thirri mendje. Jeni ne liri ketu- e drodha une vec te dilja nga laku se me futi ne te thella.Pastaj - terhoqa muhaberin akoma me tutje- ne po flismin per ate Lari Kingun -
- Lari King nuk e mbajne per ato qe mendon ti, por se flet bukur.
- Atehere- konkludova une, -kete e mbajne sepse ka arritut te mund me llap, ose llap-llal-llap, merre si te duash, shtatembedhjet gra. Pika burrit. Nuk e merr ne telefon e i thua te pushoje.
- Bah nuk behet.
- Po pse.Cdo qytetar e merr lirisht CCN.
- E merr, e merr- mor Gishto por ai ate do, ndizet me keq e nuk e leshon mikrofonin deri ne mengjez . Sepse ai ate kerkon, tema te reja.
- Shyqyr -thashe -qe nuk thua se ai kerkon gra te reja, se keshtu, me kete vruill qe kaky plaku i CCN i la amerikanet te sharrohen. Se ku ti gjejne ata grate pastaj si ti marri te gjitha ky Lari.
- Joooo - me qetesoi profesori.- Se ato qe le ky, i marrin te tjeret.
Hajde qarkullim bujqesor, hajde, thashe me vehte, por profesori sic duket i lexoi mendimet e mia dhe frrap e ndrroi stacioni. Si e pa nje pasazh filmi, ma pyeti serish. Po kjo a te pelqen.
- Cila kjo - i thashe ketu ne dhome nuk kemi ndonje femer.
- Kjo artistja me tha. Kjo qe ke ne ekran, Elisa Dushku.
- Jo i thashe.
- Po - , e ketu ai e zgjati shprehjen duke menduar se do te me zinte ne gracke , e me se fundi e leshoi fjalen - eshte shqiptare.
- Hiq fare, ja ktheva pa menduar.
Kur e pash se e kisha shkelur ne ndjenjat tona nacionaliste, se nuk i kisha pelqyer Dushkun shqiptare, atehere perfitova nga rasti e i shfryva tere dufin:
- Po c'jam une, o njeri, nje robot i Hollivudit? C'me duken mua sekset plastike, c'me duket mua ajo e bulldogut ne ekran, c' me duhet kjo shqiptarja e Dushkut kur une more mik, nuk ju ndjej as frymen e nuk u prek as mishin. Po per te cmendur me merr ti mua.
Po une femren e dua prej mishi, kockash e gjaku e pa asnje cen, se sa per ekran e plastike, ja ku ke nje rrote makine e shko e shfryhu po deshe. Bah....
Kurrsesi nuk puqeshim. Atehere bera plan ta heq qafe se ashtu sic thote e flet ai eshte cmenduri. Te shkoje gruaja te bleje nje bisht gome me cipsa e ti thoje burrit, pa mu qero nga syte, me mire nje rrip te vogel pa tru se sa burre nje hu.
Kur i thashe fjalet e fundit, me mori e me lidhi pas karrikes e me tha shijoje tani artin e madh teknologjik. Me hipi terbimi.
- Po ty ndonje gome llastiku te ka pjelle more profesor Trapi.
Do ti qe per nje cast shpetova e ti futa perdafe me te shara e te palara sa e bera pistil. Me shtiret Profesor, me shtiret poet, me shtiret shkrimtar, gomar thuaj me mire. Kur nuk di te sajdisesh nje femer te kolme si je ti shpirti im( i im- e jo i atij tjetrit se une behem xheloz sa me cohet kallami perpjete...kallamsheqeri qe lepijne kalamajt them, e mos ma merr per keq vogelushja ime ), per cfare i do te gjitha keto ndere e ynere-i thashe. Doktoratat c'i do. Qe ti pshurrin qente.Si i pshurren ato te Hoxhes. Se, ta kam llafin, u zune keq. Une e zgjidha gojen fare. Edhe ai care nuk me thoshte tek nxirrte shkume nga goja, jo me cnderove, me bere qepaze me nje zonjushe per te cilen kam konsiderate virtuale e sublime( hajde traplleqe qe thua i thosha une), jo me nxorre bojen e reputacionin si shkrimtar...( shkrimk..).- ja ktheva une menjehere e ai me gjuajti me dosje nga ato qe mban ne dhomen e tij te kompiuterit. U perleshem. Une edhe pse me i vogel, arrita ta zboj ate delenxhi qe mendon se meqe grate hedhin persiper nje fustan nuk kane asgje per perposhte fustanit, pa le breckave se nga ato ai nuk merr vesh. Lere -lere por dhe ashtu i kopsitur njeriu nuk mund te jete. Se thua ti, qe nuk the asgje moj shpirtke, kjo bote jallane rrumbullake si sisa grash, vertitite e vertite sa te duash, pi qumesht si i babezitur, po ato sisa jane e nuk kane ku shkoje. Mbuloi ti me jorgan po deshe, ato sisa mbeten edhe sikur qeni qepen ta haje.Mirepo ata profesoret, ata hajvanerit qe qullosin vjersha mi quajne me figura,
jo planete e jo ere pjeshke, me ca aroma e ca krahasime te tjera qe te llahtarisin kur i lexon. Se ku ka me te mire se sa aroma e vete trupit, e kam fjalen kur eshte i lare. E per mua moj shpirtke sisa e femres nuk ka si si ngjasi pjeshkes, nuk e kam fjalen tek forma por tek burimi i rradhes se krijimit, pra primare te dale sisa e jo pjeshka, pra mund te krahasosh pjeshken( poetet jane te marre) duke thene se kjo pjeshke eshte si sisa e nje vajze( ah te shkreten), por kurr kurre sisa e vajzes nuk mund te krahasohet me pjeshke per faktin( e ketu profesori zbulon injorancen e e vet), sepse zoti me pare krijoi prej baltes Adamin e Even, u vuri balte sa deshi neper pjese te trupit e vajzes i vuri dy toptha ne gjoks e Adamit i vari nje bisht balte nga poshte. Se pse e beri kete as vete Zotin ta pyesish sot, nuk e di. Se kur krijon nuk vritet mendja shume per domethenien e gjerave. Se pyete nje nene, kur i erdhi mendimi qe te krijoje nje bebe e ajo ose do te pergjigjet kur me erdhi qejfi, ose do te zere me gure e te leshoje qente e fshatit te te shqyejne. Pastaj Zoti, qe ta vazhdojme llafin, duke kopjuar krijesat e veta, sipas formes se gjinjeve beri format e frutave, ta zeme te pjeshkes , e sipas baltes se se varur te Adamit beri bishtajen, beri kastravecin, beri bananen. Patellxhanin nuk po e zeme ne goje se eshte prodhim orjental e bota nga keta orjentalet ka fort frike se ja, Sida, Sarsi, Ngarsi, Fanatizmi, Terrorizmi, Pederastizmi( ketu ja fusin kot se ata pederastet jane ne kishat e Nju Inglandit te Amerikes), qe gjitha ( thone) prej andej vine. Dreqi e di. Kapitalizmi qe te jep djathe pa buke, eshte aq i zgjuar dhe di ta vertise punen te te bindi per ate qe thote. Domethene c'te duhet buka kur ke djathin. Ose: ti mi nuk je qe ha vetem djathe.E ti cfare ti thuash kur ai e mban djathin ne dore e po e kundershtove s'ta jep.
* * *
E keshtu deri ketu llafin e ngame mire. Tani ku ta mbajme revanin. Per cfare te flasim.
Ke do te zeme ne goje e kujt do tia fusim bishtin( me fal gishtin).
E lame pra tek pedantizmi i Prof. Trapit.
Une mendoj se ja kam gjetur mire emrin dhe ti ashtu ta quash pa frike se te dal zot une. Po te tha gje, heeee...a marr shpirtin atij shulaku( se eshte i shkurter ai, mos pandeh se eshte fyell si ata gjato gjatojat e Tropojes), i rras kallashin, nuk me njeh mua ai... nuk e le une te te prek as me bishtin e dores. Kete punen e gishtit me bishtin e ngatrroj gjithmone, por ne te vertete ai gishtat i ka si bishta, por kurr nuk i mbledh ndonjehere tre siper e te mesmin poshte sic bej une gjithe diten qe ka fal zoti. Per kulture po te them se amerikane e kane ndryshe ate shenjen, tre gishtat e shputes i ulin poshte e te mesmin e ngrejne lart. E di pse e kane sajuar kete .Sepse, sipas qypit tim te vogel, kurrsesi se jane superfuqi e supermen e jua fusin te gjitheve, por se gjoja atyre u ngrihet me shume se europianeve. Vere re. Europa gishtin e mesit poshte, Amerika gishtin e mesit lart. Ketu dicka ka mirepo Profesor Trapi kete nuk e nga me tutje se gjoja jane gjera diplomatike te ngatrruara. Mirepo po te ishte keshtu, pse e prodhuan Viagren ne Amerike kur ketyre amerikaneve u rrika gjithnje lart e me lart? E pse nuk u prodhua ne Europe kur keta e paskan poshte e me poshte?! Kjo eshte nje cudi. Ndoshta cudi e shekullit qe shkoi, mirepo ky shekulli i ri qe hyri me pomp as nuk e qan noren per ate te vjetrin.
Me kete studim po merrem une se me pelqejne keto me te futura, mirepo Prof.Trapi me qesendis e me thote do te japin cmimin Nobel ty mor derdimen. E pse jo- e kundershtoj une. A nuk ja dhane cmimin atyre qe bene ilacin per tua ngritur njerezeve, atehere edhe une kete analize po bej. Tani une po vras mendjen se cfare bejne studiuesit franko-gjermane nga inati i pushtimit te Irakut, pra a nuk po zbulojne ndonje gje qe tua ulin amerikaneve, qe ti bejne edhe ata si vehten te pakten. Ambicje te medha per keto pune.Thane se po ben nje studim Shiraku i Frances por financat ishin shterrur dhe thesarin nuk mund ta preknin kurrsesi.
Sepse, qe te dalim prap tek Prof. Trapi ,se atje e kam inatin , ai sikur ka gelltitur okllaine. Di ti cfare eshte okllaija? Ta tregon lala ty. Se une gishto jam por i di te gjitha. Nje shkop eshte. Bojagi i gjate gjate si bisht qeni. Le te shkoje e le te merret me profesorlleqe a me doktorata, s'mu ca trapi mua. Nuk pyes une. Une jam ai qe i nxjerr bojen gjithnje. Ai nisi te katranoste nje liber seriozisht, dhe e di sec ndodhi. Ne fillim e qullosi, e po te mos te hyja une si personazh ngeli profesori bythjashta para lexuesve. Tere lezeti i librit jan une Gishtua. Futem e dal kudo. Ne cdo qoshe e ne cdo skute. Tani ai ka deshire te shkruaje nje dicka si nje tregim te gjate per nje emigrante e ca kusure te tjera. I thashe, fut sex ne liber, si tek ai "Njeqind dite qe e bene pleh boten" ku hallatet dalin acik fare. Jo ai. Nuk pranonte.Trap e okllai bashke. Futi mor ca gra qe te dunden e te shkunden i thashe une me marifet. Ngec, ai. Nuk hante sqepar. E une tani kam vendosur si Gishto qe jam, te futem ne subjekt pa e kuptuar ai trap autori, pra kur ai te shkruaj une te ngjishem ne mes te fleteve dhe e di cdo te bej? Hatane do te bej.Do te futem poshte fustaneve( une i vogel sa nje gisht jam ndaj me thone Gishto) e do tua kepus llastikun e brekeve te gjitha grave pa perjashtim. Ha-ha-haaaaaaaaa! Botas do te gajaset kur te vene te marrin librin ne kioskat e Tiranes dhe te gjitha grate personazhe te librave te mbeten pa breke. O zot i madh tani une po e mbaj barkun me dore per gazin qe do te kaploje te tjeret ne perurimin e librit te profesor Trapi. Pa le kur mendoj se si do ti fluturojne syzat neper ujvara qiejsh autorit. Dhe ti shpirti im mos prano te genjehesh prej atij mahmurri se do ta pesosh keq. Kurrsesi nudo, si i thone keta te kultures se une i them popullorce lakuriq si andaj nga lagja Mangalem e nahija e Ures se Gorices.Ti nuk e di ku bie Ura e Gorices, moj shpirt? Jo?! Ta them U , sic thoshte per Dullen ai Devol Kocja qe i ngeci bytha ne sediljen e droges e hengri 6 muaj burg kot prej koti. Ky Profesor Trapi me duket se edhe ai keshtu do ta pesoj, do ti fus ndonjeri ndonje qeske me miell te bardhe e ne vend qe te vije ne porto Romano ai te gjendet ne Porto Palermo e te perfundoje ne ndonje qeli ne porto Venecia si Vaso Pasha kur ishte student e u perzie me kryengritjen e nxitur prej e Manzonit. Fundja mire ti behet se cfare pret nga ai. Te zhgulet nga nahija e botes tjetri e te rrije si guak, perpara ati gjoksi, oh zot, e atij trupi, leri te perbremdeshmet s'po i zeme ne goje se ato jane ta lepish ne kupet, mirepo dinjitari eshte si gomari, pellet ne qef te vet.Por s'ka gje se jam une per kete pune. Une Gishtua qe me thone ndonjehere edhe Pinxho por une nuk merzitem se i vogel-i vogel por punen e bej te madhe.
Epo, do thuash ti se jam sa nje gisht. Epo edhe gishti ka vendin e vet. Pa nje gisht te jesh, turp te vjen. Nuk ke degjuar dikur kur i fusnin plumbin ndonje antari ( une gjithmon u kam thene ank....)te Biros Politike, e ne tek njeri-tjetrit pasonim lajmin "Ja futen gishtin edhe ketij", ja pra shpirt se edhe gishti ben pune.Domethene te ben hatane. Ja dhe une keshtu ja bera etij Profesor Trapit, i futa gishtin sa mos te dinte ku te vente e me tha. "une kurr me ne jeten time nuk do te perdor kete e-mail. Do te vete tha minus 1996". Tani cfare do te thoshte ky cjap komune me kete fjale une nuk e di por gjasat jane te kerkoje me ty linja te tjera qe une te jem larg se i prishi muhabetin dhe ja humbas seriozitetin kuvendimit.Nje mut te madh qe te haje me te gjithe ata qe ja rrisin mendjen duke thene se "Ne nga Profesor Trapi mesojme shume gjera. Krijimet e Profesor Trapit jane frymezime plot figura te bukura poetike. Te kete shendet profesor Trapi per te miren e thesarin e letersise Shqipe" aq sa mua me vjen per te vjell. Sa me shume qe e mburrin, e sa me shume qe atij i behet qejfi aq me shume une bertas, ju thoni cfare te doni por Trapi i Profesorit nuk ben nje lek. Ai eshte nje bishtqen qe se ka shokun .Poezite e tija jane jo per tu pershendetur por per tu pjerdhur. Ndersa prozat per tu shpuar faqeve nje vrime ne mes e tu futesh.....gishtin. ja keshtu dua tu them. Por nuk me degjon njeri. Mesa duket jane edhe ata si ai. Njerez ne kellef. Nuk ke degjuar te thone qenke si kellef...ja pra degjoje... Se ti shpirti im je jete, je gezim, ke nevoje te qeshesh, te hidhesh ,te perdridhesh, te lodrosh, te shtrihesh ....e deri te fjala e fundit qe vjen sipas kesaj rime mallengjyese e te cilat nuk i kane fjaloret e profesoreve por njerzit si njerez qe jane e i perdorin, se ashtu u a ka enda..
Shiko shpirti im. Mos i hargjo as baterite e as talentin me ate Profesor Trapin se ne kellefin e tij nuk ka asgje vetem eufori e mendjen ne qiell.Une Gishtua vertete e kam kellefin ( reputacionin them) e vogel,se edhe une i vogel jam, por punene e bej tamam. Prandaj sikterrise ate trap qe nuk ka dy koqe mend ne tru ( ja kane henger mizat mesa duket) dhe eja te une Gishtua kokerrvogel.
I vogel jam
por nje kam zemren te madhe kam
sa nje mal
se te kam brenda ty, moj xhan.
Profesor Trapit i them ndal
se kam buzekuqin ne balle
kur me puthe me aq mall.
Ah, c' vete! gallate fare. Keshtu e kam qejfin.ProfesorTrapi do te me thoshte: "Ashtu do ti te besh kocen e qejfit por nuk te le njeri". "Hajvan Profesor mbete tere jeten- do ti them une Gishtua. Po ti mor Profesor Trapi, kur nuk di ta kthesh ato fjale qe the, kocen e qejfit, ne sense te kundert ku ti di ti ta vertisesh nje femer ne krevat.
Si nuk e kupton ky i fandaksur pas letrave, se tjeter eshte te thuash Profesor Trapi e tjeter Trapi i profesorit. Mi rrofte filozofia qe ka bere ne kolegj. U dhjefsha mu ne leksione. Lere c'merresh me te. Lere te thartoje trute neper dosje e internete se aty i shkarkon baterite ai. E sa per krevat...se ke ate. Per krevat jam une Gishto Perralla.
Heren tjeter kur te te tregoj rrefimin e ri, do te me marresh ne preher, moj shpirt, moj tul e kocke e zemer bashke, por mos me fut poshte fustanit se te bera hatane.
Jam Gishto Perralla une.
Tani po shenoj letren tende plot mallengjim qe ma dergove nga Tirana e ne fund do ta mbylli me fjalet e mia.
Ai tjetri!.. eh ai tjetri foli dhe po ngacmon para kohe po fundja lere se ty te ndihmon te ndihesh me i lirshem me mua kurse mua me shkriu se qeshuri..ha ha ha skam qeshur kurre keshtu ,besome , ah ti shpirt trazavaq brenda vetes, ti? Sa te dua . Te puth e te shterngoj larg nga Tirana jone Gishtua im i vogel!. .
Per te puthur te puth edhe une sa te dua moj shpirti im i vogel, por ku se, je larg, ku Tirana e ku Bostoni, pastaj ku, te puth ekranin e kompiuterit, bah, nuk jam une ai Profesor Trapi qe ben nga keto gjera. Jam une Gishtua. E fundja kam edhe une disa dyshime te vogla. Keto fjale te embla m'i thua mua apo atij Profesor Trapit se jemi dy gjera te ndryshme, dhe po nuk e zgjidhe ti kete pune une Gishto Perralla do ti kerkoj duel sic i kerkoi Pushkini kundersharit te tij qe ja shau Ana Kernin, gjoja se ja kishte bere edhe ai. Pastaj po u vrava si une Pushkini, si do te besh ti pa mua Gishton e vogel. Fundi fare, kush do ti shkruaj ato fjalet qe i di ti vete, por ai trap trapi mi ka fshire nga Interneti. Prandaj, ma ndaj kete pune e me thuaj me ke je ti? Me mua apo me ate? Me Gishton apo me Trapin sepse dy bile ne nje kacile nuk futen,
(e kam fjalen per bilat e biliardos.) Pra ta kam llafin je me njeriun apo ariun?!
Une Gishtua i vogel dua te te puthi ne faqe por jam shume i shkurter, shpirti im e nuk te arrij prandaj ja "ngec" nje te puthur ne mollaqe. Nuk i thone kot " I madhi per harxhet e i vogli per kesmet".
Tashi ti je me Kesmetin e po me Harxhetin? Eja me mua ti ndjesh lezetin.

GISHTO PERRALLA
me 17 te Gushtit 2003

Nje bisede e vitit 2000/K.Shkodani dhe Lady Diane-35

Personazhet:
Diane 35-1:
Kol Shkodrani: Lady Di
__________________________________

D: me vjen keq qe te kujtova mjegullen se ne moshen tende
domosdo te dhembin kellqet ne kohe te keqe.
K: Jo Lady, jo gjithmone me dhembin- por ama kur me dhembin,
me dhembin ne vend te keq. Halli mos te zente!

D: Me vjen me shume keq per endrrat qe shikon me sy hapur,
K: Eshte shenj vitaliteti.Shoh endrra te bukura.Me pelqejne.

D:..babush. E verteta eshte shpesh e dhimbshme por e
domosdoshme per te mos perjetesuar dhimbjen.
Une do jem krah teje
K: Jam i lumtur nga prania jote. Por te lutem mos ik shpejt.

D: qe ti ta kalosh edhe kete zhgenjim pa shume deme, dmth
te mos perfundosh ne vegjetacion komplet.
K: shpresoj se ndihma jote efektive do te kete aftesi kurative
cudiberese.

D: Ok, po e filloj nga e para. Tek mesazhi im "B Instinct
III", nuk te kerkoja asnje te dhene mbi anatomine tende,
K: Jam shulak dhe shume i forte fizikisht,rezistent, me ftyre
te pllocte dhe femrat ( mos u bej xheloze) me simpatizojne shume.
madje nje amerikane ma tha hapur se je njeri i fuqishen dhe
energjik por une i u shmanga flirtit te afruar me shume takt,
sepse dua te marr citizenin...

D: ... as mbi gjendjen e kellqeve te tua ne kete moment.

K: Ju siguroj se ne kete moment kellqet i kam ne forme
shume te mire sportive. Kam ble dhe vegla gjimnastike dhe
ushtrohen ne bodrum. Mund te dergoj nje movi exercise.

D: Mos te te vije turp...
K: Jo turp nga grate 30 e lart nuk kam- Dhjet vjet jashte
shtetit u emancipova fare. Kur them fare, FARE...

D: May I continue now?
K: Patjeter ky lloj dialogu triangle french-english-albanian
eshte per tu patur zili. Continue my Baby!)

D: Mesazhin tim une ia dergoja alb.-club, jo ty
personalisht.
K: mund t'ja coje edhe Bill Jeferson Clintonit sepse
inboxet i mban nate e dite te hapura. Pune pa qeder.

D: Ti pse kacavirresh ne inbox-in tim,
K: Jam kurioz. Edhe i vogel gjithmone jam kacavjerur
megjithese nje here rash nga fiku paq. Pastaj pse shqetesohesh?
Nuk te erdha per kafe. Por edhe sikur per kafe te kisha ardhur
nuk ka pse te ma perplasesh deren te hunda.As etika e as
romantike nuk e pranon kete absurd, d.m.th ta lesh
Kolen pa hunde...mendo sa keq do te tingllonte nje pasaporte
amerikane me nje njeri pa hund... A e ke lexuar tregimin e
shkelqyer te Gogolit "Hunda".Eshte tragjike humbja e hundes
sepse ne disa raste eshte pasqyra e shpirtit.

D: ... qingj i perendise?
K: Kola qengj? Bah!!! E ke gabim. Dash po. Dash me thuaj
se me vjen mire.

D: Mos e bej me,
K: Nuk e bej per shpirt te babes, nuk e bej!... ose perndryshe
Nuk e bej -thoshte Finley -Nuk e bej.
( varg poetik nga Robert Berns)

D: ..sic thote B. Adams
K: Tani u bera xheloz fare. Cfare ke ti ke kete Ben Adamasin?

D: Sa per ne alb-club, nxirri ujet!
K: Boll e bombardoj po nuk nxjerr uje fare.
Orange Joice nxjerr me bollek. Mendoj se fajin e ka Era.

D: Shkruaj e shkruaj pa pushim sepse realisht s'ka
Shqiperi pa burra si ti.
K: Mos i harro grade Lady - Burrat pa grate jane gjysme a vezes.
Apo nuk thoshte Dulla: Uniteti mund termetet!
Prandaj mos e ndaj Kolen prej femnushave...Please!

D: Ti prezanton mentalitetin baze mashkullor shqiptar
K: Neqofte se ti me zgjedh si model baze albanian mashkulloriteti
te alba-clubit( plasi nga zilia Paridi)do te isha i lumtur

D: "Jemi qe jemi e drita s'kemi..."
Si ia ben ne Boston xhaxha?
K: E shtyn xhaxhai, e shtyn...( me kujtove nje barcalete
shkodrane per nje plak qe e ngacmonin ca riosha ne tren).

D: Here pas here na e kujto qe je shkodran dhe
shkrimtar se, vete nuk mund ta gjejme se c'je me keto
tekste qe qendis.
K: Sic ti na kujton se je 35 dhe ke vetem 1, edhe une
u kujtoj njerezve se jam shkodran.E kam zgjedhur si
mbiemer ne Internet per respekt ndaj qyteti tim. Nuk e di
ku eshte e keqja dhe cfare ty te tundon?
Apo per te qene modern eshte me mire ta shkruaj Kol
Stradivari apo dicka tjeter euro-perendimore.
Ndersa per ta gjetur,... e di qe e gjen, sepse je kembengulese
ne arritjen e qellimit,( nje fare Vajze Kryenece e V. Pratolinit),
prandaj germo, Lady, germo...
Formulimit tuaj sofist une do ti shtoja, se per te mencurit
qe banojne ne Europe, amerikanet do te botojne revisten
"Dielli lind ne gjithmone ne Perendim"

gjithe te mira
diana

...e me te mirave
© Kola

BERLUSCONIADA

BERLUSCONADA

BERLUSCONADA

NJË UJK E CA GOMARË







NJË UJK
E CA
GOMARË...


KOL SHKODRANI







Një ujk e ca gomarë
rrinë bashkë në një hambar

rrinë bashkë në "miqësi"
në Patok në Shqipëri
...se mos vetëm në Shqipëri
kudo ku ka njerëzi
fjala vjen në Ameriqi
një tufë me buzëbardhë
e kanë zgjedh ujkun kryetar
nuk guxon ndokush të lozë
nuk guxon ndokush të pallë
sepse ujku që kanë zgjedhur
u thyen dhëmbë e dhëmballë
të shkretët ata gomarë
u shkon shurra nëpër shalë
as të ikin nuk i lënë
as të zgjohen, as të flënë
sepse pak po ngritën zënë
i shqeu ujku të tërë
se është ujk Peshkopie
rritur asaj malësie
nëpër skërrka e korie
trupmadh e fytyrzi
na shpëto o perendi
se të shkretët ne, buzëbardhë
më nuk zgjedhin ujk kryetar
sikur qielli të rroposet
edhe bota krejt të soset
veç të shpëtojmë........
Oi, oi iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
prej këtij ujk, këtij faqezi
që si gjëndet shoku tjetër
veç diku në bot të vjetër
një të tillë egersirë
s’kishim parë që jetë e mot
zot, o zot, na shpëto sot
sepse nesër, oh nesër
ujkut do ti vënë fshesën
do ti vëmë një kusht të rëndë
do ti vëmë dhe një gjobë
do ta çojmë në zologjik
tërë bota që ta shohë
e të gajaset me këtë zgjebe…

____________________________________________

Alegori ne shkodranishte

Me shkoi jeta "Perjashta!"

Po ku je qe humbe, o miku im Gjel Ficrraku, qe ma ke fut nje bajonete te ndryshkun mu ne shpirt tim e gruas sime ja ke fut nje derr xhelozie te tmerrshme. Po ti deshe me ma vra te dyve a. Po c'ka te hypi a cka dreqin pate, qe me ike e me le ne te thate, se te kisha vella e shkuar vellai? Pse s'po na merr ma ne telefun. Na ka marre malli se per 4 vjet ,qe ka fale zoti, na ke marre ne tele-merre-lere ( para se me me perjashtue nga shkrimtaria "Kallamishtja buze lumit") sa gruaja nje here me tha...
- Po c'ka don ky Gjel Ficrraku prej teje, se une po bahem xheloze e tmerrshme, per ma teper edhe zanin e ka te bute si femen... Si e ka hallin...Mos eshte beqare?
Mu besa me erdhi turp, ferkova mustaqet( i kam lane mustaqet e koken e kam rrue si dac frori), shiko grue i thashe, mos fol ashtu per vellain tem te shpirtit....
- Po une kam mendimin tim - me tha gruaje, - jemi ne demokraci. Nuk me ndalon te flas se te hedh ne gjyq. Mua me duket si me kene ashtushi, si i thone mo, qe dalin ne televizor me flamurin me ngjyra ylberi....dhe ju pelqen mbrapa...
-Tyrbe stak furullak -i thashe, - Jam burre me namuz, e mos fol. Nuk eshte ashtu si thue ti, miku im.
- Pse cka ka? Ketu ne Amerike keto gjana jane normale. Nuk eshte ofendim se televizori ata i nxjerr perdite.Si te thuash jane te privilegjuem. Prandaj uli puplat se nuk po ta ofendoj njeri za hollin tand.... Madje ata ylberat edhe krenohen. E mos u mundo me na hjelle hi syve...
Nervat e gruas perdite keq e me keq me nje xhelozi te padurueshme. E shkreta grua po vuante shume.
Nje here, per ta zbut, ju afrova gruas e nisa ta perkedhel si dikur ne rini. U zbut si mace e vogel e thinjur. I shkuan lote. Mirepo, pas pak, sa ra nje zile telefoni ne shtepi, ajo brrofi ne kambe.
-Ik- me tha - shko e fol me ate femnushin ne verande perjashta. Nuk dua te me perkedhelesh fare. Nuk kam pune me ty. Ik te thashe, e mos me prek se lajmerova 911, dhe e kalove sonte naten ne qeli tuj andrrue per ate shtatekolorshin..
Me nxorri gruaja jashte.
Me kujtoj edhe qeline e burgut. Cfare te beja.Mblodha mendjen e ika ku me thane.
Ate nate nuk me pranoi as ne krevat.
- Ik -me bertiti.- ndryshe i rash 911.
Vajta tek dhoma e kompiuterit e aty u dremita por per ter fjetur nuk fjeta dot.
Ishte e dyta here qe ma permendete ate numur te policise urgjente. E kisha punen pisk. Por edhe me mikun tim te partise shkrimtaria "Kallamishtja buze lumit" Gjel Ficrrakun, me polli groshi. Nisi te shikonte me xhelozi cdo pune qe beja une ne partine e kallamishtes. Ti me tha nje dite, nuk duhet te thuash tek antaret se je bashkeformues i partise shkrimtaria ne Buze te Kallamishtes , sepse jam une qe e kam formue e jo ti. Pra -me tha prere-themelues eshte Gjen Ficrraku dhe jo Kalem Taraboshi.
E kundershtova se ishte , si ti thuash nje babai se ky nuk eshte djali jot. E lame qe kete pune ta shihnim si kryesi. Mirepo nuk me thirren dhe telefoni mesa duket po dilte jasht perdorimit ne linje te larget me Gjel Ficrrakun. Mbeta si gjyqar. Xhelozi ketej e xhelozi andej . Shurdh kendej e shurdh andej. E ma per dreq gruaja me perjashtoi ketej e miku-vella prej andej, sepse mblodhi kryesine e me nje vendim rrufe, me shpallen devijator te vijes se partise shkrimtaria "Kallamishtja buze lumit".
Me nje fjale, me perjashtuan gruaja prej shtepise e miku prej shkrimtarise .
Pra i perjashtuar i dy here nga shtepia dhe partia tashme tashme isha une i mjeri Kalen Taraboshi.. .Tamam si ne kohen e diktatures qe kur te perjashtonte partia te linte edhe gruaja. O zot cfare me gjeti. C'me bere mor Gjel Ficrraku! Te kisha dhe mik more, si me perjashtove vetem qe te marresh frenat e kryesise se partise ne dore qe te shpalleshe themelues i i vetem i perjetshem , e qe te te mbetej emri ne histori...
Kur e mori vesh gruaja se me perjashtoi Gjel Ficrraku nga shkrimtaria "Kallamishtja", u krekos e me tha:
- Te thashe une se eshte perdredhc, ashtushi ... Doli fjala ime...ka gjetur ndonje tjeter duket qe ja kendon amel tek veshi...
- Pusho i thashe, pusho...Prap ate avaz ke. Nuk eshte miku in ashtushi.
- Te padis ne gjyq -me kercenoi.- Mos ma ndalo te drejten e fjales. Nuk jemi ketu tek Kallamishtja e Gjel Ficrrakut...
E vazhdoi si grate, qe kur nxehen, i thone te gjitha te verteta e te paverteta. Se keshtu eshte: Burri me te dehur e gruaja me te nxehur. E jo vetem nuk donte te pushonte por me tha se do te bertiste fort ta mesojne te gjithe se ai Themeluesi Gjel Ficrraku, na e ka ca te camen per 4 vjet...e tash tuj e perdredh te mbrapmen si mulliri i Hajdar Ages, te ka nxjerre jashte prej "Kallamishtes.". Shume mire ta ka ba...E meriton ! Bravissimo Gjel Ficrraku!
Une mendova se gruaja pushoi, por ajo vazhdoi prap me nje bresheri te re.
- Me ka ofendue edhe mue se do te me thone shoqet, gruaja e shkrimtarit te perjashtuar...Iku nderi i familjes. Me mbeten femijet e mi pa u martuar se kush e merr vajzen a djalin e nje shkrimtarit te perjashtuar si ne inicialet K.T. Sa fatzez qe jane kete emrat me inicialet K.T.
- Mos per ke e ke fjalet per Keti Trajanin.
- Jo me tha ajo e nxehur. Se Keti Trajanin nuk e ka denue njeri. E kam per tu Kalem Taraboshi dhe Kasem Trebeshinen.
- Po.- i thashe - ke te drejte te dy KT jemi.
Cfare ti thosha, se gruaja po kalonte ne faze me keq se une?! Cakerdisur fare. Ah, cfare te beka perjashtimi, c'na bere lemsh mor Gjel Ficrraku.
- Po une nuk jam Kasem Trebeshina moj grua- i thashe,- e Enveri me Ramizin kane shkue ne te semes..
Ajo mu hodh perpara fytyres e me motorra te nxehur si te ishte nje cyryk anije, cfryjti:
- Ashtu shkofte edhe ky shoku jot me za femne, qe per 4 vjet me ka fut ne shpirt ne nje xhelozi te tmerrshme e kam dashte me te hedh ne gjyq e me te nda, mor qyq. Po shyqyr u ba keshtu, e tash jam rehat se edhe telefoni i atij perdredhcit nuk po na e can ma te camen. Duket ka gjete ndonji ndonje burre tjeter qe i bem hyzmet. Te shkretat na grate cfare heqim...
Cfare ti thosha? Ti thosha se asaj i ka fut ne shpirt xhelozi e mua me ka fut nje thike, sepse me ndau prej shkrimtarise se partise prej xhelozie. Nuk fola. Vetem degjoja
Eja e mos i degjo grate po deshe. Te pret bishti i fsheses dhe "perjashta"
Po ne Greqi? Skupa dhe atje. Perjashta.
Po ne Itali, Fuori. Perjashta.
Mallkoj vehten qe kam lindur, mallkoj ate cast ne maternitet kur isha ne bark te nenes e nje ze i rrepte mamije me pat therritur "perjashta", e qe atehere e sot nuk mu ndane perjashtimet, pra si i thone fjales, me shkoi jeta i perjashtuar.

29 shkurt 2004